Një shqiptar zgjidhet deputet në parlamentin e Hamburgut. Bëhet fjalë për Sami Musën, me origjinë nga Pozharani i Vitisë në Kosovë, që bëhet i pari deputet me origjinë shqiptare në parlamentin rajonal. Ai ka kandiduar nën siglën e Partisë Socialdemokrate, që në zgjedhjet e të dielës mori më shumë se 39 për qind të votave duke u renditur e para në Land.