Marrëveshja Rama-meloni për ngritjen në Lezhë të dy strukturave ku do të strehohen mijëra emigrantë afrikanë, është pritur me debate nga media dhe politika ne Shqipëri por edhe Itali. Sidoqoftë, pas nënshkrimit të marrëveshjes Rama dhe Meloni bënë publike arsyet e nënshkrimit të saj dhe përfitimet e secilës palë.Ndërsa zonja Meloni foli për çfarë përfiton Italia, “Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet”, tha Rama duke sqaruar se Shqipëria nuk përfiton asgjë nga kjo marrëveshje por është një borxh që ia kemi Italisë.