U rikthye në Tiranë, për një diskutim të thjeshtë mes një rrethi të ngushtë njerëzish në Kryeministri, për promovimin e librit të Mishel Obamës “Të bëhesh”. Rexhina Nano mori kështu vëmendjen pas një kohe të gjatë që nuk shfaqej në publik, duke kujtuar edhe librin e saj “Të jetosh kohën”. Libër që ishte një zbardhje e jetës së saj si ish gruaja e Fatos Nanos.