Prej rreth 15 vitesh sorollaten në dyert e Agjensisë së Kadastrës. Janë qindra familje në lagjen “Mehalla e re” në Shkodër të cilët presin për legalizimin e banesave të tyre. Dokumentet i kanë dorëzuar dhe kanë bërë të gjitha pagesat, por deri me sot nuk kanë marrë certifikatën e pronësisë. Punonjësit e hipotekës pretendojnë se janë procedurat ato që vonojnë por sipas banoreve problemi qëndron diku tjetër. Prej disa muajsh, edhe komunikimi i qytetarëve me Agjensinë e Kadastrës në Shkodër është kufizuar dhe mundësia e vetme për të marrë informacion është përmes një numri telefoni që ka publikuar institucioni.