Në Shqipëri, ndoshta nuk të mjafton as një jetë e tërë për të fituar drejtësinë në shkallët e sistemit gjyqësor… Shumë qytetarë, kanë humbur jetën para se gjykatat të shprehen për çështje të ndryshme, ose vendimet mund të jenë bërë të paekzekutueshme për shkaqe që lidhen me zvarritjet e pafundme… Një plagë e vjetër e sistemit që nuk njeh asnjë përmirësim me reformën dhe institucionet e reja të dretësisë… Shteti shqiptar, rrezikon qindra milionë euro faturë financiare për shkak të vonesave të pajustifikuara të proceseve. Nga zvarritjet tek vonesat në zbardhjen e vendimeve, një fenomen, që shpesh bëhet pengesë për qytetarët duke i pamundësuar ankimimet për shkak të djegies së afateve…