Udha e kësaj here do të na çoj në Devoll. Në fshatin Qytezë. Një kartolinë! Një shembull tipik i fshatit të vogël shqiptar, që ruajti brez pas brezi kulturën, zakonet dhe gjuhën. Mërgimi këtu ka lënë gjurmë të cilat i kupton sapo shkel. Ilnisa Agolli, ndryshe nga çdo fshat i Shqipërisë na sjell në fokus mikëpritjen qytezare e cila të rrok pothuajse në të njëjtën formë si natyra. Peisazhi në Qytezë të lë pa fjalë. Por ajo që të bën përshtypje është se këtu nuk ka më njerëz. Këtu kanë mbetur vetëm katër familje. Si jetojnë ato? Ç’ndodh në fshatin e braktisur, 20 km larg Bilishtit?