Javën e kaluar Emmanuel Macron kishte një mesazh shumë të thjeshtë për bizneset franceze që përgatiten të nënshkruajnë kontrata shumë të kushtueshme energjetike: Mos e bëni këtë! Presidenti francez tha se kompanitë duhet të refuzojnë “çmimet e çmendura” që u ofrohen aktualisht, duke këmbëngulur se qeveritë evropiane do të kenë sukses me vënien sërish në funksione normale të tregjeve dhe në reduktimin e kostove në nivele të arsyeshme. Aymeric Le Jemtel, kreu ekzekutiv i “Veta France”, një kompani e vogël që prodhon materiale termoizoluese për ndërtesat në një fabrikë në Francën Veriore, e ka të vështirë të jetë po aq optimist sa Macron. Furnizuesit e tullave ku kompania mbështetet në të gjithë Evropën i kanë rritur çmimet e tyre për të kompensuar koston e lartë të gazi që përdorin në furrat e tyre.