Një vit më parë, nga Londra udhëtoi drejt Shqipërisë sekretarja britanike e punëve të brendshme, Priti Patel. Me një qëndrim të prerë dhe marrëveshje tashmë të përpiluar, Patel i parashtoi homologut të saj shqiptar, Bledi Çuçi, një sërë nenesh bilaterale për të ndaluar shqiptarët që i drejtoheshin brigjeve britanike qoftë si azilkërkues, emigrantë të paligjshëm apo edhe persona të inkrimunuar. Ky moment hapi një kapitull të ri, për mijëra shqiptarë që i drejtoheshin Britanisë, e që rrezikojnë të ekstradohen drejt Afrikës.