Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë është organizuar në Durrës një tryezë me moton “Shqipëri e pastër” dhe me synimin që të përfshijë në ndërveprim vendimmarrësit lokalë, sipërmarrësit e riciklimit të mbetjeve urbane, si dhe botën akademike për një modelim të ri të hapësirës bregdetare, larg ndotjes.