Katër fëmijët dhe një grua shqiptare që u shpëtuan nga kampi i Al Holit në Siri janë duke udhëtuar në këto çaste drejt aeroportit të Rinasit. Gjysmëhëna siriane i shoqëroi ata drejt Libanit ku janë marrë nga dy oficerët e lartë të policisë shqiptare. në bordin e avionit ata po i shoqëron edhe kryeministri Rama. Të ndjekim raportimin e të dërguarit tonë Muhamed Veliu dhe operatori Saimir Gera pak çaste para nisjes në aeroportin e Bejrutit.