Klasat e 12 përfunduan këtë të premte 15 orës e përsëritjes. Pas mbylljes së institucioneve arsimore për shkak të koronavirusit, maturantët ishin të vetmit që u rikthyen në bankat e shkollës për 3 javë nga 18 maji deri në 5 qershor që të zhvillonin konsultime mbi njohuritë e fituara nga mësimi në distancë. Me rregulla të reja nxënësit duhet të zhvillonin mësim në klasa a me jo më shumë se 12 nxënës dhe me maska e doreza. Por këto masa në ditën e fundit të mësimit nuk zbatoheshin nga të gjithë.