Studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” u janë bashkuar studentëve të Tiranës e Durrësit, duke u ngujuar brenda godinës kryesore ku ndodhet Rektorati dhe administrata si dhe disa fakultete, në shenjë proteste për plotësimin e kërkesave të tyre drejtuar qeverisë që në ditët e para të dhjetorit.