Ngjarjet që shënjuan vitin 2019/ Braktisja e Parlamentit, zgjedhjet, mos hapja e negociatave, tërmeti
02/01/2020 13:38

2019-a nxori opozitën në protesta rrugë dhe jashtë parlamentit dhe kushti i vetëm për rikthimin e normalitetit në jetën politike, sipas PD dhe LSI, është largimi i Edi Ramës nga pushteti. 2019-a shënoi zgjedhje të kontestuara vendore, një krizë politike të thellë, një “JO” nga Brukseli për bisedimet me BE-në dhe një tërmet shkatërrimtar që i mori jetën 51 personave, plagosi e la të pastrehë mijëra të tjerë dhe shembi shtëpitë e shqiptarëve. Gazetari Ardi Pulaj na sjell disa nga ngjarjet që shënjuan 2019-ën. Nisja e vitit 2019 u shënua me një plan të mirëorganizuar të opozitës, e cila protestë pas proteste, në fund braktisi edhe Kuvendin. Raportimet e mediave se zyrtarë të qeverisë dyshoheshin se bashkëpunuan me bandat kriminale në një skemë të blerjes së votave në zgjedhjet e vitit 2017, nxorën në rrugë opozitën. Pas një klime të tensionuar në janar, në muajin shkurt opozita deklaroi se dorëzonte të gjitha mandatet e deputetëve, duke lënë të vetëm socialistët në sallë. Pas kësaj nisën protestat, të cilat dita-ditës bëheshin edhe të dhunshme me tubimet para selisë së Kuvendit, ku u përdor masivisht edhe gazi lotsjellës. Ambasada amerikane theksoi se kjo pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri, qëndrim që u u përsërit edhe nga BE-ja. Megjithatë Lulzim Basha deklaroi se nuk do të pranojë kurrë më një kryeministër bandit, të kapur në flagrancë duke vjedhur vullnetin e popullit në bashkëpunim me bandat e krimit, duke vjedhur qindra miliona nga xhepat e shqiptarë që nuk paguajnë dot bukën e gojës. Por vendet në Parlament nuk u lanë bosh. Njëri pas tjetrit, të zgjedhurit e kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, thyhen urdhrin e partive dhe pranuan të hyjnë në Kuvend, duke marrë mandatet e kolegëve që u larguan. Të vetmit që nuk e lanë mandatin ishin Rudina Hajdari, Myslym Murrizi dhe Lefter Koka. Ata morën emërimin, opozita e re, e cila në shumë raste bashkoi votat me mazhorancën, ndërsa kërkon ndryshim të sistemit zgjedhor. Protestat u intensifikuan me mbështetësit e PD-së e LSI-së, të udhëhequr tashmë nga ata që do të quheshin eksponentë të opozitës jashtëparlamentare. Protestat në disa raste u përshkallëzuan në akte dhune ndaj institucioneve dhe forcave të rendit, ndërsa këto të fundit u përballën me kritikat se e ekzagjeruan reagimin e tyre, edhe me përdorimin e gazit lotsjellës. Përfaqësues të diplomacisë euro-perëndimore vijuan thirrjet e përsëritura për bashkëpunim dhe kompromis mes palëve, në dobi të integrimit të vendit në BE. Me një parlament me PS-në dhe deputetët e rinj të thirrur nga listat e partive të atyre që lanë mandatet, vendi po shkonte drejt zgjedhjeve të planifikuara vendore të 30 qershorit, datë e dekretuar nga Ilir Meta në vjeshtën e 2018-ës. Kreu i shtetit u bë pjesë e luftës politike dhe e zhdekretoi datën 30 qershor, pak para zgjedhjeve, dhe caktoi 13 tetorin, si datë të zhvillimit të “Lokaleve 2019”. Kryeministri Edi Rama iu përgjigj duke thënë prerazi se “data 30 qershor është e vetmja datë për zgjedhjet vendore” dhe ky qëndrim mori mbështetje ndërkombëtare. Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit Matthew Palmer, në një intervistë për Top Channel dha mesazhe të forta, që përcaktuan edhe rrjedhën politike të ngjarjeve në Shqipëri. Ai përcolli qëndrimin e qartë të Uashingtonit duke thënë: presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor. Presim që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë e transparente. Pas zgjedhjeve do të formohet Gjykata Kushtetuese dhe presim që mosmarrëveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen përmes institucioneve të vendit. Zgjedhjet u zhvilluan me pjesëmarrjen e PS-së dhe pa protesta në bashkitë e vendit, siç kishte paralajmëruar opozita, dhe nën vështrimet e militantëve të opozitës që qëndronin para qendrave të votimit. Pas mesazhit zyrtar të Palmer, një tjetër mesazh kërcënues i shkoi në zyrë kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe të LSI-së Monika Kryemadhi. Mesazhi ishte se nëse shkaktoheshin trazira, dy forcat politike do të shpalleshin si organizata të dhunshme. Dhe mesazhi dha rezultat. Por jo të gjithë të zgjedhurit në pushtetin vendor mundën të nisin punën. Opozita denoncoi se ata kishin probleme me dekriminalizimin. Valdrin Pjetri, i sapo zgjedhur kryebashkiak i Shkodrës, as nuk mundi të bëjë betimin për shkak se u detyrua të japë dorëheqjen, pasi u zbulua se ishte arrestuar dhe dëbuar nga Italia, ku ishte kapur me drogë. Agim Kajmaku, i zgjedhur në Vorë, rezultoi se kishte probleme me drejtësinë në Greqi, ku ishte akuzuar për falsifikim parash. Ai e mbylli çështjen, por tashmë është në kërkim në Shqipëri për vendime abuzive. Opozita akuzoi edhe kryebashkiakun e Vaut të Dejës si të inkriminuar. Në klimën e një situate të tensionuar politike prej muajsh, Brukseli i tha “JO” hapjes së negociatave për Shqipërinë me Bashkimin Europian. Kjo për shkak të vetos të vendosur nga Franca. Presidenti Emmanuel Macron kundërshtoi me forcë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Edhe vetë institucionet e BE-së dolën haptazi kundër vetos franceze, por që ishte e padiskutueshme. Qeveria tha se Shqipëria i plotësoi kushtet, por bëhej fjalë vetëm për kundërshtimin e Macron, edhe pse shumë punë duhet bërë nga Tirana për integrimin, ndërsa BE-ja është e ngërthyer nga problemet e brendshme.

Top News – Dy dekada hakmarrje…/ Vrasja që u bë zanafilla e bandës së Laert Haxhiut
04/10 21:41
Top Channel/ Zjarr në hyrje të parkut Divjakë-Karavasta, persona të paidentifikuar i vunë flakën
04/10 21:39
Top Channel/ Vendimi i 13-vjeçares në Korçë për…, mjekja zbulon detajet: Ka probleme familjare
04/10 20:11
Top News – Pesë vrasje dhe tritol biznesit të Noizy-t. SPAK mbyll hetimet për grupin e Laert Haxhiut
04/10 19:40
Top Channel/ IKMT u rikthye sërish në Theth, dhjetëra objekte të shembura
04/10 19:13
Top News – Bullizohet nga moshataret, 13 vjeçarja ndërmerr aktin e rëndë
04/10 18:44
Top News – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Inauguron fluturimin e parë të Wizz Air drejt Qipros
04/10 18:40
Top News – Të moshuarin e vrau demi? Bie pista e ekzekutimit të 65 vjeçarit në Lezhë
04/10 18:20
Top Channel/ Më pak studentë në “Bujqësi”, këtë vit e zgjedhin vetëm 700 të rinj
04/10 15:39
Top Channel/ Rruga që “theu” kufirin/ Ndërtohet mes Pogaj dhe Gorozhubit në Kosovë dhe Shqipëri
04/10 15:37
Top Channel/ Shpresë për tre fëmijë! “Për shqiptarët”, emisionet e forta dhe lot gëzimi
04/10 15:30
Top Channel/ Bletët gati për dimër! Bletarët me kërkesë të fortë: Mjalti të çertifikohet
04/10 15:29
Top News – Të moshuarin nuk e vranë. Bie pista e ekzekutimit me armë zjarri të 65-vjeçarit
04/10 14:44
Top News – Fadromat rikthehen në Theth/ Nis faza e dytë kundër ndërtimeve pa leje
04/10 14:33
Top News – SPAK merr në dorë ‘Bankers’. Prokuroria e Fieri shpall moskompetencë për dosjen
04/10 14:32
Top News- Akte të turpshme para të miturve/ Arrestohet çifti në Fier, akuzat ndaj tyre
04/10 14:22
Top News- Rregullatori nuk mblidhet dot/ 4 vendimet për zgjedhjet e nëntorit, dështon takimi
04/10 13:58
Top News – Famulltari i Thethi thirrje Qeverisë. ‘Fadromat përdori për ndërtim, jo për shkatërrim’
04/10 13:44
Top News- Vrasje dhe tjetërsim pronash/ Burg për vëllain e ‘Rrumit’ dhe vëllain e deputetit të PS
04/10 13:00
Top News- Vetëplagosja me pistoletë në Vlorë/ Gjendet arma e zjarrit që u fsheh nga shoku
04/10 12:47