Si sot një vit më parë, krisma armësh u dëgjuan në tre qytete të vendit, duke tronditur fort bazën rrënjësore të shoqërisë: familjen. Një konflik bashkëshortor, çoi në një ekzekutim me breshëri plumbash, vetëm pak hapa larg dyerve të gjykatës; në një tjetër qytet një sherr për pasuri bëri që vëllai t’i drejtonte me gjakftohtësi pistolentën së motrës, e ndërkohë në bregdet një konflik banal morri një tjetër jetë.