Nga Reforma Zgjedhore te protestat, ja cili është qëndrimi i PD-së
10/01/2020 12:26

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi zhvilloi një takim me strukturat e demokratëve në Vaun e Dejës, ku u pyet për çështje të ndryshme si Reforma Zgjedhore apo një rikthim ose jo i protestave të PD-së. I pyetur sa i takon pikërisht kësaj, një rikthimi të mundshëm të ty, Bardhi u përgjigj: “Pa asnjë diskutim, çdo mjet demokratik që sjell largimin e kësaj qeverie, përfshirë edhe protestat popullore, janë një mundësi reale për ditët në vijim.” Por a ka një datë konkrete? “Jo, nuk ka një datë konkrete për protestë. Sigurisht, kur të ketë një datë konkrete, ne do ta bëjmë publike. Është një vendim që merret nga Kryesia e partisë. Por, unë ju garantoj, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm, që është një mjet demokratik, i cili nuk përjashtohet të aplikohet në ditët e ardhshme.” Sa i takon Reformës Zgjedhore, nëse PD do të marrë pjesë ose jo, sekretari i Përgjithshëm u përgjigj: “Ne jemi duke punuar në mënyrë intensive për reformën zgjedhore. Kemi drejt finalizimit të gjitha propozimet tona. Sigurisht, që pyetja nuk shtrohet nëse do të marrim pjesë apo jo ne. Sepse ne kemi shprehur gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar për reformën zgjedhore. Deri në këtë moment që flasim, pala tjetër, kundërshtari ynë politik, PS, nuk ka hedhur asnjë hap, duke tentuar të vonojë realizimin e reformës zgjedhore. Ju kujtoj që realizimi i reformës zgjedhore dhe, më pas, implementimi i reformës zgjedhore, do të thotë zgjedhje të parakohshme lokale dhe parlamentare janë kërkesë e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë..” Më tej, Bardhi u pyet: Opozita që është në Parlament bashkë me maxhorancën kanë bërë disa mbledhje dhe kanë bërë edhe disa propozime për reformën zgjedhore. Do t’u bashkoheni këtyre propozimeve? ” Ne gjykojmë që çështjet e reformës zgjedhore janë çështje të partive politike dhe jo të komisioneve brenda kuvendit monist për këtë kemi bërë një propozim. Propozimet e kaluara në atë komision parlamentar për të cilin ju i referoheni, sigurisht, që nuk zgjidhin asnjë nga shqetësimet reale që kanë zgjedhjet në Shqipëri, nuk i japin zgjidhje lidhjes së krimit me politikën, nuk i japin zgjidhje përdorimit dhe kërcënimit dhe intimidimit të punonjësve të administratës. Pra, nuk i japin zgjidhje asnjë prej problemeve madhore që kanë zgjedhjet në Shqipëri. Ndërkohë, shumë shpejt, ne do të prezantojmë propozimet tona konkrete që adresojnë secilin prej shqetësimeve që kanë, realisht, shqiptarët dhe që pengojnë realizimin e zgjedhjeve të ndershme, të lira dhe demokratike në Shqipëri.”

Top News- Nokës nuk i del e keqja me Salianjin: Foltorja e tij në shërbim të Ramës
13/12 18:07
Top News – Salianji përballë Berishës. Kreu i PD i plotëson kërkesën për protesta
13/12 15:43
Top Channel/ “Më 22 dhjetor protestë kombëtare”, Berisha: Protestat janë e vetmja rrugë
13/12 15:42
Top News – Berisha reagon për Ballukun. ‘Qeveria vendos me shumicë, nuk pezullohet nga zëvendësja’
13/12 15:34
Top News – ‘PD ndërpret debatet dhe diskutimet me PS’ Berisha jep udhëzimet për kryesinë
13/12 15:34
Top News – Berisha godet tavolinën. ‘PD ndërpret debatin me palën dhunuese.’
13/12 15:33
Top News – ‘Gabim i firmëtarëve, akt i nxituar’ Berisha kërkon ndjesë për Shabanin
13/12 15:33
Top News – Protestë kombëtare në 22 Dhjetor. Berisha – Agjenda jonë, vetëm revolta
13/12 15:32
Top News – ‘Poshtërim për çdo shqiptar’. Berisha flet për çështjen ‘Balluku’ në Kushtetuese
13/12 15:32
Top News – 22 dhjetor, protestë kombëtare. Berisha cakton datën dhe mbyll komunikimin me PS
13/12 15:22
Top Channel/ Berisha: Ndërpresim çdo debat dhe diskutim për çdo person apo post me partinë e krimit
13/12 14:14
Top News – Bardhi kundër Berishës për Avokatin e Popullit
13/12 14:10
Top Channel/ “Firmat për kukullën e Ramës ishin gabim”, Berisha: Kërkova falje dje, kërkoj dhe sot
13/12 14:10
Top Channel/ Berisha: Me 22 protestë kombëtare, nuk do ndalojnë deri në krijimin e qeverisë teknike
13/12 13:59
Top Channel/ Salianji para mbledhjes së kryesisë së PD: Rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret
13/12 13:48
Top Channel/ “Protesta rruga e vetme”, Berisha: Çdo rrugë tjetër është rrugë zjarrfikësish
13/12 13:45
Top Channel/ Balluku u rikthye në detyrë, Berisha: Mendimi i shumicës, identik me deklaratat e Ramës
13/12 13:44
Top News – ‘Koha për protesta, jo për foltore.’ Salianji në selinë e PD për mbledhjen e kryesisë.
13/12 13:43
Top News – ‘Qesh mirë, kush qesh i fundit’. ‘Balluku’, Bardhi: Kushtetuesja mori vendim politik
13/12 13:42
Top News – Veliaj kërkesë Kushtetueses: ‘Shqyrto me shpejtësi padinë për masën e sigurisë’
13/12 13:26
BILETA Portokalli - Bileta