Në 23 shkurt Top Channel transmetoi kronikën për jetesën në kushte çnjerëzore të familjes Çemeri në Lifaj të Lushnjes. Nëna 70-vjeçare kujdesej për fëmijët e saj në një kasolle të shembur dhe apeloi për ndihme. Pas transmetimit në edicionet tona të lajmeve, ishin të shumtë ata që donin të ndihmonin këtë familje.