Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Vijon operacioni policor i koduar “Kompleks”. Gjatë operacionit të zhvilluar ditën e sotme u zbuluan dhe u goditen edhe 2 baza të tjera që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe shitjen e armëve luftarake nga grupe kriminale që kryenin krime kundër personit.