Nesër zgjidhen dosjet e SPAK/ Te krimet e rënda janë 1500 dosje hetimore
30/10/2019 19:42

Prokurori Edvin Kondili së bashku me tre kolegë të tjerë të prokurorisë së krimeve të rënda që do të shkrihet,nuk do ti lërë zyrat si kolegët e tjerë të krimeve të rënda. Ndryshe nga Kondili, që është njëri nga prokurorët e ardhshëm të SPAK, së paku 10 prokurorë të tjerë të krimeve të rënda nëse e kalojnë vettingun, do t’u thonë lamtumirë këtyre ambienteve dhe do presin emërimin në prokurori të zakonshme . Për ata që nuk do jenë më prokurorë të krimeve të rënda edhe intensiteti i hetimeve nuk është më i njëjtë. Jemi brenda në prokurorinë e krimeve të rënda, ambientet dhe zyrat e të cilës pritet të vendosen në dispozicion të prokurorisë së posaçme për hetimin e korrupsionit dhe krimit të Organizuar SPAK. Nga një evidentim që po ju bëhet dosjeve me qëllim për të kuptuar se sa prej tyre do i kalojnë SPAK, llogaritet që 1500 procedime penale janë nën hetim nga prokurorët e krimeve të rënda. Prej të cilave kryesojnë 900 hetime pasurore. Shifra është nxjerre në vazhdën e parapërgatitjeve që po bëjnë institucionet e detyruara nga ligji , ndërsa një grup po kryen analizimin e të gjitha dosjeve në të gjitha prokuroritë. Deri në datën 31 tetor sipas një burimi jo zyrtar , i është lënë afat prokurorive në rreth të përgatisin relacionin ku do të raportohet se sa prej këtyre dosjeve kalojnë nga rrethet në SPAK, në të cilat më të rëndësishmet janë ato të të gjitha llojeve të korrupsionit. Por e njëjta gjë do të ndodhë edhe me krimet e rënda që do të shpallë mos kompetencën dhe do të delegojë në rrethe hetime për gjobëvënie, terrorizëm dhe krim në familje, njëkohësisht garda e republikës po kryen përzgjedhjen e atyre që do të jenë truprojat e prokurorëve të SPAK, ndërsa qeveria ka hapur kuletën dhe ka akorduar 1.2 milionë euro për prokurorinë e posaçme. Megjithatë SPAK që shpresohet të hetoje korrupsionin në nivele të larta , deri më tani ka tetë emra prokurorësh ndërsa pragu minimal duhet të jetë me dhjetë . Katër të tjerë presin vettingun ndërsa njëri prej tyre u shkarkua. Këshilli i Prokurorisë ka deklaruar shpesh gjatë këtij viti afate për ngritjen e SPAK dhe së fundmi ka lënë si cak kohor muajin nëntor. Nga ana tjetër amerikanët vazhdojnë në këmbënguljen dhe mbështetjen ku edhe në takime për institucionet e tjera fjala SPAK është kryefjalë e tyre Shtetet e bashkuara të Amerikës mbështesin punën e institucioneve të reja të drejtësisë, e njëjta mbështetje do të jetë edhe për SPAK, strukturën e posaçme kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar. Pas ngritjes së të gjithë insitucioneve përmes bashkëpunimit të tyre, qytetarët shqiptarë do të kenë akses të vërtetë në drejtësi

Top Channel/ Nga Paketa e Maleve tek laboratoret, vendimet qe u morën sot në mbledhjen e qeverisë
26/03 10:48
Top Channel/ Proçesi i Sterilizimit, Sala: Tani këtë proces e kryen shteti, ka rreth dy javë që….
26/03 10:42
Top Channel/ Vendimet e qeverisë, Sala: Do garantojmë që çdo qytetarë të ketë mundësi për akses…
26/03 10:42
Top Channel/ Paketa e Maleve, Demo: Kemi raste pafund ku shumë subjekte kanë ndryshuar rrjedhën…
26/03 10:37
Top Channel/ Bordi i naftës, Demo: Do garantojmë transparencën, nuk mund të spekulohet për çmimin…
26/03 10:36
Top Channel/ Sulmet kibernetike, Demo: Posta Shqiptare po funksionon normalisht, kemi të gjitha…
26/03 10:36
Top News – Grekët për hashash në Shqipëri. Kapen me drogë në përpjekje për ta trafikuar
26/03 10:27
Top Channel/Shkatërrohet lokali i lojërave të fatit në Fushë Arrëz, një i arrestuar dhe dy në kërkim
26/03 10:21
Top Channel/ Kapet 30 kg drogë në Kapshticë, arrestohen për trafik ndërkombëtar 2 shtetas grek
26/03 09:49
Top News – E kallëzuar për falsifikim vulash, SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Irena Gjokës
25/03 20:31
Top Channel/ Profili i Saraivës, nga Londra në eliminimin e Nikulajt në Shëngjin
25/03 20:01
Top Channel/ “S’ka drejtësi pa porositësit”! Familja e Nikulajt kërkon zbardhjen e plotë të krimit
25/03 19:56
Top Channel/ Burg përjetë portugezit Saraiva, eliminoi Ardian Nikulajn
25/03 19:55
Top Channel/ PD dhe PS, paqe në tavolinë! Opozita bie dakord për procesin e reformës territoriale
25/03 19:54
Top News – Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, burg përjetë për ekzekutorin portugez
25/03 19:28
Top News – ‘Tym i bardhë’ te territorialja. PS e PD gjejnë dakordësinë për kalendarin e konsultimeve
25/03 15:38
Top Channel/ “Dekriminalizoni shpifjen në media”, BE kërkon reforma dhe transparencë
25/03 15:20
Top Channel/ Gjykata liron protestuesit, u arrestuan më 22 Mars për dhunë e molotovë
25/03 15:17
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës
25/03 15:17
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata cakton detyrim paraqitje për 15 qytetarë
25/03 15:08