Këngëtarja e njohur kosovare, Remzie Osmani, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon në Top Channel. Edhe pse është afër të 50-ave këngëtarja dukej në super formë dhe tepër e kuruar. Ajo tregoi se në shumicën e rasteve preferon të bëhet vetë gati, jo vetëm sepse e ka pasion, por është edhe pak mosbesuese nga natyra. “Thuajse gjithmonë bëhem gati vetë. Për shkak të prezantimeve të shumta nuk më del gjithnjë koha të shkoj në parukeri. Por, siç i themi ne në Kosovë, jam edhe pak vesvese. Më shkon për dore të kombinoj ngjyrat, sidomos grimin e kam shumë qejf. Ndoshta po të mos kisha kënduar, do kisha qenë një grimiere me emër, mendoj”, përfundoi Remzia.