Si sot një vit më parë, një vrasje mafioze në Greqi i mori jetën shqiptarit, Aris Papa. Tetë plumba u shkrepën në drejtim të Papas, duke përmbyllur një seri prej 13 ekzekutimesh të njëpasnjëshme, për përplasje mes bandash rivale për pazaret e drogës. “Aris” ishte “kontrata e vdekjes” e luftës së bandës mafioze shqiptare, që shkaktonte terror në qendrën e Athinës, që nga viti 2007.