Dyqanet e ëmbëlsirave, me llokume e bakllavave, me mbishkrime turke në hyrje të tyre i kemi parë shpesh e veccanërisht në zonën e 21 Dhjetorit. Në fakt turqit janë një popull që i qajnë embëlsirat, por cfarë mund t’i shtyjë ata të vijnë e të jetojnë në Shqipëri? Në rastin e Mehmetit ishin dëshira për të ushtruar zanatin në një vend, ku njerezit kane shije për ushqimet po aq të ngjashme sa edhe populli i tij.