Hezitimi në të folur është i zakonshëm tek fëmijët. Por, kur ky vazhdon, atëherë kemi një problem të belbëzimit. Specialistët e kësaj fushe si mjeke, psikologë, logopedistë mendojnë se faktorët që mund të ndikojnë në shfaqjen e belbëzimit mund të jenë të shumtë dhe të ndryshëm. Disa fëmijë kanë probleme në artikulim e disa të tjerë vështirësi me shprehjen e gjuhës, me vendosjen e mendimeve në fjali ose si rezultat i fjalorëve të tyre.