Si sot një vit më parë, ish efektivi i forcave ‘Shqiponja’, Nevaldo Hajdaraj u shpall fajtor dhe u dënua me 12 vite burgim, për akuzën e vrasjes së Klodian Rashës, një vrasje e cila tronditi fort opinionin publik, solli protesta e tubime masive. Me kokën ulur dhe duke shprehur pendesë për aktin e kryer, ish efektivi Nevaldo Hajdaraj qëndroi i heshtur përpara trupës gjykuese, në pritje të vendimit. Fill pas vendimit gjyqësor, babai i Klodian Rashës u shfaq i zhgënjyer, madje shtoi se fatin e të birit mund ta ketë kushdo.