Thesaret e Polistit janë të shumta, por kryesorja është rruga Egnatia. Gjurmët e së cilës në fakt, shfaqen edhe në dy urat më të bukura të Librazhdit si degëzime të udhës antike. Ura e Kamarës dhe Ura e Gurit. Por, Ilnisa Agolli nuk mjaftohet me kaq duke na dhënë mundësinë të eksplorojmë gjithë natyrën magjike dhe të pasur aty, që nga livadhet e shumta deri majën më të lartë të malit Polis. Po çfarë ndodh tjetër? Ç’thonë vetë banorët? Si jetojnë dhe përse nuk e kanë braktisur kurrë fshatin? Sa mikëpritës janë dhe si një atraksion turistik sa vlen Polis për t’u vizituar? Ku duhet të shkojmë dhe çfarë duhet të kemi parasysh? Mos e lërë pa e shijuar këtë fshat.