Kryeministri Mario Monti flet për një ndjenjë anti-gjermane ne rritje në Itali. Në një intervistë për të përjavshmen "Der Spiegel", ai permendi akuzat italiane për ashpërsi dhe arrogancë ndaj Berlinit, një problem që shkon tej raportit mes dy vendeve.