Ndryshon taksa për ndërtimet/ Këshilli bashkiak: 3% për banesat sociale, pagesa me para
25/10/2019 19:38

Të gjithë ndërtuesit në Tiranë kanë si detyrim që 3% të objektit t’ia japin bashkisë për fodnin e banesave sociale për të pastrehët. Kryetari I bashkisë, Erjon Veliaj gjatë mbledhjes së rradhës të Këshillit Bashkiak tha se përveccse apartamenteve, 3%-i mund të konvertohet në vlerë monetare. “Ne kemi qenë në një ngërç sepse na duhet të përkthejmë në aktet nënligjore se si do zbatohet 3% i banesave sociale për ndërtuesit. Pra përveç taksës që i paguhet bashkisë, ka edhe një fond të banesave sociale. Ligji ua ka kaluar bashkive sesi duhet ta interpretojmë. Pra, ajo që kemi bërë me këtë vendim, i kemi dhënë sot disa mundësi privatit: mund të na japi 3% aty ku ndërton, mund të na e japi këtë 3% sipas vlerës së vendit ku po ndërton në një vend tjetër, ose në qoftë se ka një fond banesash të pa shitura. Pra, jo të njëjtat metra katror, por në të njëjtën vlerë të këtij 3% të vendit ku është e vlefshme leja. Ose tjetra, 3% mund të zgjedhë ta paguajë edhe në ‘cash’ me vlerën e ndërtimit të asaj zone kadastrale. Ky shkon në një fond të posaçëm vetëm për banesa sociale. Pra, nuk mund të mbjellim pemë ose të bëjmë korsi biçikletash me këtë fond, sepse vjen ekskluzivisht për banesat sociale. Kështu zgjidhim edhe këtë ngërç. Jam i bindur se pas nesh do të kemi shumë bashki të tjera që do ta ndjekin”, shprehet Veliaj. Veliaj iu kthye sërish projekt ndërtimit të teatrit të ri, që sipas tij nuk ka kthim mbrapa dhe do të ndiqen të gjitha procedurat për ndërtimin e tij. “Të mos ketë asnjeri iluzione, teatri i ri do bëhet! Ne do japim parkingun e bashkisë, komplet i pavlerë, siç e patë në inspektimin që u bë; një parking si landfill, pocaqi, që shumica as nuk e parë se nuk ka pikë vlere, dhe do marrim një Teatër që vlen minimalisht 30 milionë euro. Atyre që po lodhen tek teatri, u them: Ruajini energjitë se do i bëjmë gjërat sipas procedurave; donit garë, garë bëmë! Ndërtimi i teatrit të ri do ndodhë në një ditë me diell, për të filluar një punë të mirë për Tiranën, që vitin tjetër mbush 100 vjeç dhe nuk ka nevojë që shekullin e dytë ta jetojë tek teatri i shekullit të parë, por duhet të ketë një teatër të ri”, shton ai. Në këtë mbledhje të Këshillit Bashkiak u miratua dhe dëmbëshpërblimi për 51 dosje të familjeve të dëmtuara nga tërmeti i pak javëve më parë.

Top Channel/ Profili i Saraivës, nga Londra në eliminimin e Nikulajt në Shëngjin
25/03 20:01
Top Channel/ “S’ka drejtësi pa porositësit”! Familja e Nikulajt kërkon zbardhjen e plotë të krimit
25/03 19:56
Top Channel/ Burg përjetë portugezit Saraiva, eliminoi Ardian Nikulajn
25/03 19:55
Top Channel/ PD dhe PS, paqe në tavolinë! Opozita bie dakord për procesin e reformës territoriale
25/03 19:54
Top News – Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, burg përjetë për ekzekutorin portugez
25/03 19:28
Top News – ‘Tym i bardhë’ te territorialja. PS e PD gjejnë dakordësinë për kalendarin e konsultimeve
25/03 15:38
Top Channel/ “Dekriminalizoni shpifjen në media”, BE kërkon reforma dhe transparencë
25/03 15:20
Top Channel/ Gjykata liron protestuesit, u arrestuan më 22 Mars për dhunë e molotovë
25/03 15:17
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës
25/03 15:17
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata cakton detyrim paraqitje për 15 qytetarë
25/03 15:08
Top Channel/ “Turizmi” i naftës, shoferët shkojnë në RMV, çmimi 60 lekë më pak
25/03 15:06
Top Channel/ Nafta rrit çmimet e perimeve, importet shtrenjtojnë tregun, ankohen qytetarët
25/03 15:04
Top Channel/ “Denoncoi motrën dhe nipin në polici”, flet vëllai i gruas që u vra nga burri: Dhunues
25/03 14:20
Top News – ‘Raciste dhe e korruptuar’. Berisha komenton deklaratat e komisioneres Marta Kos
25/03 14:08
Top News – Rikthehet ëndrra amerikane. Por me pagesë dhe me kritere të reja për gjininë
25/03 13:30
Top Channel/ Zbulime të reja në Kalanë e Kaninës, gjendjen gjurmë 2400-vjeçare dhe struktura unike
25/03 12:32
Top Channel/ Turizmi në Gjirokastër me probleme! Zhurma dhe stafi i patrajnuar shqetësojnë sezonin
25/03 12:30
Top Channel/ 113 vjet nga tragjedia. Serbët vranë 27 të rinj në Lushnje
25/03 12:30
Top Channel/ Pas dy orësh në SPAK, ish-drejtoresha e AKSHI-t Karçanaj del nga Prokuroria e Posaçme
25/03 12:15
Top Channel/ Djemtë lënë babanë në morg! Krimi në Roskovec, viktimat varrosen veçmas, 9 fëmijët…
25/03 12:13
DIGITALB DIGITALB