Premiera “Në kuadër të dashurisë”, filmi i parë i Top Channel Films, u shfaq në pallatin e Kongreseve mbrëmjen e të hënës. Filmi me protagonist kryesor Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin u prit mes emocionesh të shumta, ku një numër i madh njerëzish iu bashkuan pritjes në tapetin e kuq, aty ku yjet e kësaj premiere parakaluan njëri pas tjetrit, ndërsa bënë dhe fotografi me fansat e tyre. Premiera do të vazhdojë të shfaqet edhe në datat 10 dhe 11 tetor dhe biletat mund ti gjeni pranë pallatit të kongreseve por edhe në films.top-channel.tv