Ujrat e bregdetit të Durrësit, mbeten prej disa vitesh në krye të listës së plazheve më të ndotura në vend. Këtë vit nuk janë kryer ende studime dhe analiza, nga ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, por nuk kanë përfunduar as investimet disavjeçare për shtrimin e rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve, në mënyrë që ujrat e zeza të mijëra subjekteve private të mos derdhen në det.