“Ndikuesit”, Budini vendos gazetarët përballë politikanëve
08/11/2019 19:55

Është e vështirë të kuptosh historinë politike nëse në radhë të parë nuk analizon rolin e ndikuesve. “Influencers” i njohim ata më shumë sot në rrjetet sociale. E megjithatë kësaj here bëhet fjalë për njëlloj tjetër ndikuesish. Ata janë gazetarët, të cilët Belina Budini i vendos përballë politikanëve, në librin e saj më të fundit “Ndikuesit”. Por a janë me të vërtetë ata ndikues. A është ky një titull miklues apo me ironi? “Unë flas për ndikues politikë natyrisht. Flas për gazetarë politikë, të cilët kanë vullnetin për të ndikuar. E shprehin bindshëm vullnetin për të ndikuar. Dalin nëpër pozicione ose në rivalitet politik gjithkund përballë poltikanëve, përballë audiencave, përballë njëri- tjetrit”, shprehet Velina Budini, autore e librit. Një ilustrim viziv të vullnetit për ndikim, Bujar Kapexhi e bën nëpërmjet kësaj kopertine, me dy tituj që autorja ka zgjedhur t’i quajë Ndikues dhe Influencers. “Për njëlloj ironie është bërë krahasimi me influencers, sepse Influencers njihet që i përkasin më tepër botës së mediave sociale, rrjeteve sociale, Instagramit etj. Por c’është e vërteta rolin e këtyre blogerve apo ndikuesve në rrjetet sociale prapë e kanë zënë kryesisht figurat e analizës politike, le të themi këta ndikues që unë kam marrë në shqyrtim në librin tim”, deklaron Budini. Nëpërmjet 20 intervistave me figurat kryesore të gazetarisë, me pyetje që prekin marrëdhëniet e tyre me pushtetin apo politikën, Budini përcakton kështu edhe rolin e këtyre gazetarëve. “Roli që mbizotëron është ky i ndërveprimit dhe i përzierjes me politikën, që krijon edhe keqkuptime të shumta se ku ndahet politikani nga gazetari”, shton ajo më tej. Përveç ndërvepruesit me politikën, Budini nuk harron të bëjë edhe antitezën me rolin tjetër të gazetarit. Atë të ndarjes nga politikani e të qenurit më besnik ndaj faktit e të vërtetës.

Top Channel/ Orkestra e harqeve, Elbasan mbahet eventi me muzikën e dhomës
16/10 15:37
Top News – Edicioni i 4 i Kupës së Ambasadorit. Java Kulturore Japoneze, Judo dhe Karate
15/10 19:33
Top Channel/ Ekspozohen pjesë origjinale të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”
14/10 19:58
Top Channel/ Gara e fotografëve në Fier, kameramani i TCH merr çmimin e tretë
13/10 20:00
Top Channel/ Parisi nderon Kadarenë. Pllakë përkujtimoreje kushtuar shkrimtarit shqiptar
11/10 22:08
Top News- Java Kulturore Japoneze në Shqipëri! Sport, kulinari, kinematografi dhe art
11/10 20:54
Top Channel/ Kopshtet e pavarura të lumturisë, premiera në Teatrin “Migjeni”.
11/10 15:42
Top Channel/ Mesazh nga Palestina, poetja Nima Hasan tregon për krijimtarinë gjatë bombardimeve
11/10 15:39
Top Channel/ “Paganini” në Tiranë! Sot shfaqja e violinistit italian Giuseppe Gibboni
09/10 15:38
Top Channel/ Nobeli në Letërsi shkon në Hungari! E fiton mjeshtri i apokalipsit
09/10 15:26
Top News – Java Kulturore Holandeze në Shqipëri. Vijnë legjendat e futbollit Arie Haan dhe Ruud Krol
08/10 21:43
Top Chamnel/ Festivali letrar për të rinj/ “Tirana gate”, kur Letërsia Bashkon Mesdheun dhe Europën
08/10 20:03
Top Channel/ Tetori fishtjan, eventet në nder të ditëlindjes së At Gjergj Fishtës
08/10 15:32
Top Channel/ “Libri i xhunglës”, aventura e re për aktorët e Teatrit të Kukullave
07/10 15:41
Top Channel/ Bibliografia e Mid’hat Frashërit, publikohet vëllimi i XI i veprave të zgjedhura
06/10 20:00
Top Channel/ Mid’hat Frashëri, bibliografi më i madh shqiptar! Libri për krijimtarinë e shkrimtarit
06/10 15:32
Top Channel/ “Një popull në lëvizje”/ Ekspozita fotografike me pamjet e kohëve të varfërisë së 1994
05/10 12:28
Top Channel/ Si duhen parë filmat e komunizmit? Studiuesja analizon prodhimet kinematografike
04/10 20:37
Top Channel/Koncert për flaut e violinë në Universitetin e Arteve, pjesë nga kompozitori cek Martinu
04/10 12:41
Top Channel/ Nis “Skampa 2025”, edicioni i 27 i festivalit ndërkombëtar të teatrit
03/10 15:40