Qeveria është detyruar të prekë Fondin e Kontigjencës për të ndihmuar financiarisht KESH-in, që të blejë energji elektrike nga importi. Ministri i Financave Ridvan Bode tha se kjo është masa e parë e detyruar për të garantuar furnizimin me energji.