Qindra qytetarë kanë re e pre e mashtrimeve me shitjet e apartamenteve dy ose më shumë herë. Me mijëra të tjerë, ndonëse jetojnë prej dekadash në shtëpinë e tyre, nuk marrin hipotekën për shkak se ndërtuesit i kanë braktisur pallatet. Sipas të dhënave zyrtare 3 nga 4 pallate me leje ndërtimi, regjistrohen në hipotekë përmes një ligji provizor të legalizimit dhe jo nëpërmjet rrugës normale.