Cleveland Cavaliers ndalet sërish në NBA. Skuadra nga Ohajo këtë radhë u mposht nga Detroit Pistons me rezultatin 104-99, në një ndeshje që u luajt në çdo pikë. LeBron James shënoi 30 pikë, 23 nga të cilat në dy periodat e para, por kjo nuk i mjaftoi skuadrës së Cavaliers që të evitojë disfatën e dytë radhazi. Ndërsa për Pistons spikatën Drummond me 25 pikë dhe 18 topa në tabelë, si dhe Reggie Jackson, me 23 dhe 12 asist