Në një lëvizje të papritur, Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s, Anders Fog Rasmussen shprehu bindjen se qeveria siriane ka përdorur armë kimike kundër popullit të saj, e për më tepër deklaroi se një reagim i fuqishëm është i nevojshem për t'iu treguar diktatorëve në mbarë botën se armë të tilla nuk mund të përdoren pa u ndëshkuar.