Në ditën e 13 të grevës së urisë gjendja shëndetësore e 10 naftëtarëve vjen duke u rënduar. Në mbështetje të grevistëve qëndrojnë me dhjetëra protestues, të cilët janë drejtuar në qendër të qytetit të Ballshit, për të bllokuar rrugën nacionale Fier-Ballsh, duke ndërprerë qarkullimin e automjeteve. Ditën e hënë protestës do ti bashkohen edhe fëmijët e naftëtarëve, te cilët do te bojkotojnë procesin mësimor. Protestuesit kërkojnë ndihmë kryetarit te bashkisë Ballsh.