Çarja e shpeshtë e një tubacioni qe transporton naftë dhe gaz, nga puset e naftës ne rafinerinë e Ballshit, ka shkaktuar dëme te konsiderueshme te banorët e fshatrave Drenove dhe Belishove ne Mallakastër. Pellgje me naftë vazhdojnë te helmojnë tokën, ndërsa nuk kursejnë as bletët dhe bagëtitë. Vetëm pak kohë me parë, ky bletërritës humbi 30 koshere me bletë nga çarja e tubacionit dhe askush nuk mbajti përgjegjësi për dëmin qe iu shkaktua.