Na erdhën 3.3 milionë turistë më pak/ Munguan italianët e polakët, por turizmin e shpëtuan patriotët
23/10/2020 15:33

“Nëntëmujori i këtij viti ka shënuar një rënie të ndjeshme të lëvizjeve përtej kufirit, si për të huajt që hyjnë në vend, ashtu edhe për shqiptarët që dalin jashtë. Kjo për shkak të masave kufizuese të vendosura nga shtetet për të mbajtur nën kontroll pandeminë Covid-19.” Rreth 3.3 milionë më pak vizitorë më pak kanë hyrë në Shqipëri gjatë muajve Janar-Shtator duke shënuar një tkurrje të fortë me 61.1% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Rënien më të madhe e kanë regjistruar turistët nga Spanja me rreth 90%, ndjekur nga polakët, vizitorët nga Shtetet e Bashkuara si dhe fqinjët nga Italia, duke u ulur me 73.8% ose 281 mijë vizitorë më pak se në 2019. Ndërsa vizitorët nga Kosova kanë shpëtuar turizmin e goditur rëndë këtë vit duke kompensuar humbjet nga turistët e huaj, pasi të dhënat tregojnë se në Shtator kanë hyrë rreth 73.3 mijë më shumë se kundrejt një viti më parë. Megjithatë si 9-mujor, hyrjet e tyre janë përgjysmuar nga 2 milionë të regjistruar vitin e kaluar në vetëm 1 milion deri në shtatorin e këtij viti, si pasojë e bllokimit të lëvizjes për gati tre muaj. Kufizimi i lëvizjeve ka penguar njëkohësisht edhe daljet e shqiptarëve jashtë vendit duke i përgjysmuar ato në 2.2 milionë gjatë këtij 9-mujori, nga 4.4 milionë që ishte kundrejt të njëjtës periudhë të 2019-ës. 2020 ka rezultuar fatal për turizmin shqiptar, një nga sektorët më të prekur nga pandemia e Covid-19 me humbje që sipas operatorëve turistikë arrijnë në rreth 1.3 miliardë euro. Me një ecuri të tillë, rimëkëmbja duket mjaft e vështirë për industrinë e turizmit, që vitin e kaluar numëronte në total rreth 6.4 milionë vizitorë.

Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25
Top Channel/ Nis rivlerësimi i pronave, si përllogaritet diferenca për qytetarët
26/02 15:27
Top Channel/Euro po prek fundin, remitancat e turizmi “rrëzojnë” monedhën europiane në minimum të ri
21/02 19:57
Top Channel/ “Përkeqësim i klimës së biznesit”, investitorët e huaj të shqetësuar për korrupsionin
20/02 15:14
Top Channel/ Turistët flenë në informalitet, vetëm 25% qëndrojnë në biznese të regjistruara
19/02 15:23
Top Channel/ Rënia e euros godet fasonët, vështirësi edhe prej rritjes së pagës minimale
18/02 19:54
Top Channel/ Bien importet dhe eksportet, ekspertët: Pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi
17/02 20:03
Top Channel/ TVSH nuk ndjek rritjen e çmimeve, ekspertët: Evazioni dhe oligopoli po dëmton tregun
16/02 19:55
Top Channel/ Kreditë e këqija zvogëlohen, por 35.9 mld lekë të dhëna me kredi mbeten risk
13/02 15:16
Top Channel/ Inflacioni u rrit në 2.3%, shkak rritja çmimit të qirave dhe e ushqimeve
12/02 15:32
Top Channel/ Shqiptarët me lekë nëpër xhepa! 4.83 miliardë euro cash në 2025
08/02 19:46
DIGITALB DIGITALB