"Komuniteti Mysliman merret vetëm me lejen që i përket xhamisë. Ka rreth 23 vjet që Komuniteti Mysliman dhe besimtarët presin ndërtimin e një xhamie të tillë. Sa i takon një godine tjetër është lehtësisht e verifikueshme në institucionet përkatëse. Pranë xhamisë duke ruajtur të gjithë distancat e normave urbanistike, eshtë një godinë tjetër, e cila është normalisht në pronën e një pronari privat, pronë kjo e cila nuk është në pronën e Komunitetit Mysliman dhe që do të ndërtohet nga vetë investitorët. Ne na intereson pjesa që kemi marrë lejen dhe kjo është ajo që ne i japim shumë rëndësi".