Muze i varfër për Kadarenë/ Gjirokastër, vizitorët kërkojnë më shumë
23/10/2020 12:35

Muzeu Kadare në Gjirokastër është larg modelit të një muzeu universal. Megjithëse i konceptuar së fundi ai nuk është interaktiv me vizitorët. Edhe mjedisi social përreth muzeut nuk është duke e përdorur siç duhet këtë aset të qytetit. Bruno Pjetri që udhëheq prej vitesh vizitat brenda muzeut Kadare flet edhe për atë që kanë kërkuar vizitorët brenda ofertës që qyteti inspiruar nga shkrimtari Ismail Kadare. Projekti që pritet të nisë së shpejti sipas z. Pjetri planifikon transformimin e shtëpisë së shkrimtarit por ai do të duhet të rrisë edhe të ardhurat e banorëve lokalë prej shfrytëzimit siç duhet të këtij aseti. Artizanët dhe bizneset e pazarit historik të Gjirokastrës përballen shpesh me kërkesa të vizitorëve për të marrë me vete objekte të frymëzuara nga veprat e Ismail Kadaresë dhe disa prej tyre po përgatiten t’ja shtojnë këto suvenire ofertës së vitit të ardhshëm. Megjithëse qyteti i lindjes së shkrimtarit Kadare dhe një prej qendrave kryesore qytetare në vend Gjirokastra ka sot vetëm një librari të vogël shumë larg itinerarit të vizitorëve tipikë ndërsa librat e Kadaresë mund të gjenden vetëm në gjuhën shqipe.

Top Channel/ Kadare në pikturë! Ekspozitë në shtëpinë studio, prezantohen portretet e shkrimtarit
03/04 15:34
Top Channel/ Dy kryevepra në TKOB, Cavalleria Rusticana dhe Gianni Schicchi do emocionojnë publikun
03/04 12:37
Top Channel/ Teatri Kombëtar me projekt rajonal, projekti SEEDS synon bashkëpunim rajonal
01/04 12:29
Top Channel/ Kadare e Agolli kujtohen në Kinë! Eventi nga Ambasada dhe Katedra e Gjuhës Shqipe
31/03 15:32
Top Channel/ Delvina, Ansambël Arkitektonik Urban! Fokus ruajtja dhe zhvillimi i trashëgimisë
30/03 20:20
Top Channel/ Muzeu i Drishtit drejt degradimit, turistët vijnë por mungon mirëmbajtja
29/03 19:53
Top Channel/ Shtegu “Tinka Kurti” në Prezë! Artistja nderohet në Ditën e Teatrit
27/03 15:48
Top Channel/ Shqipëria dhe Polonia e viteve ’60! Ekspozita e fotografes polake te “Marubi”
27/03 15:32
Top Channel/ “Zogu themeloi shtetin modern”! Ribotohet studimi pas 3 dekadash, thirrja e historianit
26/03 20:18
Top Channel/ Librat e ndaluar! Ekspozohen veprat e papërshtatshme gjatë komunizmit
25/03 15:26
Top Channel/ Përkujtohet në 95-vjetorin e lindjes Ramiz Kovaçi, Zhani Ciko: Themelues i Teatrit dhe Operas
23/03 19:55
Top Channel/Kaini dhe Abeli ngjiten në skenë, ngjarja biblike, por edhe aktuale në fokus të shfaqjes
21/03 12:48
Top Channel/Arti hap Vilën 31! Instalacione dhe kujtesë historike, hapet vila e famshme e komunizmit
20/03 15:31
Top Channel/ Shqipëria në Panairin e Librit në Leipzig, drejtoresha zgjedh librin e Ramës
19/03 20:16
Top Channel/ Muzeu Arkeologjik i mbyllur, godina në rikonstruksion prej vitesh
17/03 12:26
Top Channel/ Pianisti Kostandin Tashko debuton me orkestrën e Operës në koncert simfonik
16/03 15:29
Top Channel/ Muzeu etnografik në Konispol, njohuni me “Gjurmët e mia” në fshatin Xarrë
15/03 20:56
Top Channel/ Drama e gjyqtarit të nazistëve në TK, aktori Zifla rrëfen rolin e gjykatësit amerikan
13/03 15:41
Top Channel/ Namik Dokle nderohet në 80-vjetor, del libri i tij “Atje ku dielli lind dy herë-Saga e Gorës”
11/03 20:04
Top Channel/ Rihapja e liceut francez në Korçë, 5 vitet e para një pjesë të kostove i paguan Franca
10/03 20:03