Në shkollat e gjithë vendit këtë vit janë regjistruar 31 mijë e 800 maturantë më pak. Arsyeja është se një pjesë e madhe e të rinjve janë larguar në emigrim bashkë me familjet, por sipas sociologëve ka rënë edhe dëshira për t’u arsimuar. Sociologët thonë se zgjidhja është të përmirësimi i kushteve ekonomike të familjeve shqiptare.