Mungesa e ujit të pijshëm ka bërë që banorët e fshatit Gollobordë në Maliq të protestojnë për të dytën herë. Ky është një prej problemeve që shqetëson shumë fshatra e qytete të Shqipërisë por në kushtet kur mbajtja e higjienës së lartë është domosdoshmëri për shkak të pandemisë, mungesa e furnizimit me ujë rëndon se tepërmi situatën.