Për shkak të mungesës së vaksinave është ndërprerë procesi i vaksinimit në Fier. Dhjetëra të moshuar që prej ditës së shtunë nuk kanë mundur të vaksinohen, për shkak të vonesave në ardhjen e 100 mijë dozave vaksinash, vonesë kjo që erdhi si pasojë e problematikës që u has nga greva e kontrollorëve në aeroportin e Rinasit.