62 nxënës në Darëzezë të Fierit bojkotuan procesin mësimor për ditën e sotme. Top Channel mëson se shkak për këtë është largësia e shkollës dhe mungesa e kushteve. Prej disa muajsh ata zhvillojnë mësimin në shkollën e fshatit Topojë, pasi ndërtesa e shkollës se tyre i është nënshtruar rikonstruksionit.