Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës edhe pas më shumë se tre muaj negociatash nuk po arrijnë të formojnë qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet nacionale të 6 tetorit. Dështimi për formimin e qeverisë së re nuk po shihet mirë as nga studentët e Universitetit të Prishtinës, një grup i të cilit kanë protestuar sot para objektit të Kuvendit të Kosovës me moton ”Boll luajtët me këtë popull”.