Ekonomia shqiptare do të tkurret me 7.1% këtë vit si pasojë e efekteve të pandemisë Covid-19. Është ky parashikimi pesimist që bën Agjencia e Vlerësimit Moody’s në raportin e saj të fundit, teksa mban të pandryshuar në “B1 me perspektivë të qendrueshme” notën e borxhit sovran të vendit, pavarësisht dy goditjeve që ka marrë ekonomia.