Një version i ‘Mona Lisës’ i bërë me kube të rubikut, pritet të shitet në një ankand për një shifër prej 150 mijë eurosh kur të dalë nën çekiç në Paris, këtë muaj. E bërë me 330 kube të rubikut, nga artisti francez Invader, i famshëm për figurat e tij qeramike, pushtuesit e hapësirës, vepra është quajtur “Mona Lisa” e rubikut.