Jorgji Fani që të gjithë e thërrasin Xhoxhi, i rritur në rrugicat e kalldrëmta të Mangalemit në Berat, u mësua që në vegjëli me dashurinë për gdhendjen e gurit, duke pasur edhe gjyshërit mjeshtër në këtë profesion. Fillimet e profesionit i pati me grupin e gurskalistëve dhe më pas Xhoxhi vijoi studimet në shkollën profesionale për arte dhe më pas atë të gdhendjes.