Ministrja e financave: Presidenti gaboi/ “Nuk morëm kredi të re, u bë vetëm një ndryshim objekti”
06/01/2021 15:24

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Ministrja e Financave Anila Denaj i ka kthyer përgjigje kreut të shtetit Ilir Meta lidhur me projektin Vlorë-Orikum. Presidenti një ditë më parë akuzoi se qeveria kishte shkelur ligjin dhe kushtetutën duke negociuar një hua kredie pa marrë më parë lejen nga kreu i shtetit. Sipas ministres, presidenti Meta është informuar me dy shkresa mbi ndryshimet e kërkuara të marrëveshjes, duke theksuar që nuk bëhet fjalë për një hua të re, por vetëm për një ndryshim objekti. Në kushte të tilla shtoi Denaj, kur pati një dakordësi të arritur mes palëve, grupi negociator bëhet i panevojshëm. “Nuk bëhet fjalë për marrjen përsipër të një detyrimi të ri financiar, jashtë parashikimeve buxhetore dhe termave të negociuar më parë. Dakordësia me palën Saudite për të ndryshuar objektin e financimit, por jo termat financiare, theksoj as shumë, as normën e interesit, as afat kohor, u arrit në muajin gusht.Analiza e vlerësimit të projektit të parë të Lotit 4 të rrugës së Lumit të Vlorës, e kryer nga autoriteti përgjegjës Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili nxori një vlerë më të lartë, se sa vlera e huas dhe vetë projektin e parë jo ekonomik. Në këto kushte, deri sa të përgatitej një projekt i ri më ekonomik, u rakordua mes institucioneve përgjegjëse, kalimi i fondeve tek një projekt po aq i rëndësishëm për zonën.” Sipas kryefinancieres Denaj, Fondi Shqiptar i Zhvillimit është drejt finalizimit të projektit të ri për lotin 4, i cili mund të financohet nga partnerë të tjerë ndërkombëtarë. “Përfitoj nga ky rast për të siguruar popullin e Vlorës dhe Selenicës se projekti i ri ekonomik është gati dhe FSHZH është në fazën finale për ta rakorduar financimin e tij. Kujtoj të gjithë banoret e zonës se pas shumë vitesh gati 30 vjet po bëhet realitet një investim infrastukturor që do lidh gjithë zonat malore me bregdetin.” Marrëveshja për financimin e projektit për rehabilitimin e rrugës së Lumit të Vlorës u nënshkrua në mars të 2016-ës me një vlerë prej 30 milionë dollarësh dhe parashikonte ndërtimin e rrugës që fillon nga by-pass-i i Vlorës – Ura e Peshkëpisë, Ura e Laskos – Qeparo, si dhe degëzimi Ura e Peshkëpisë – Selenicë – superstrada Levan – Tepelenë. Pjesa tjetër e financimit do të mbulohej nga buxheti i shtetit për TVSH-në, dhe nga Fondi i Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab, në vlerën 42 milionë dollarë. Pjesa e dytë e kësaj rruge do të rehabilitohej me kredinë e Fondit Saudit për Zhvillim.

Top Channel/ Kamionistët paralajmërojnë grevë, pritet bllokimi në portin e Durrësit dhe kufi
13/04 15:27
Top Channel/ Pas vendimit të bordit, ndryshon çmimi i naftës
11/04 16:36
Top Channel/ Bordi rrit çmimin e naftës! Do kushtojë 217 lekë litri. Ndryshon edhe benzina
10/04 19:51
Top News – Nafta rritet me 7 lekë. Bordi rishikon çmimin, 24 orë pasi e uli me 10 lekë
10/04 19:15
Top Channel/ Inflacioni rritet lehtë në mars, ngjitet vetëm në 2.6%
08/04 20:04
Top Channel/Rritet çmimi i biletave për në Korçë nga nafta, 200 lekë më shumë udhëtimi drejt Tiranës
06/04 20:01
Top Channel/ Bizneset rrisin borxhin ndaj shtetit. Borxhi tatimor arrin 194 miliardë lekë
06/04 15:32
Top Channel/ Çmim rekord i domates, 350 lekë për kg. Fermerët: Na vjen turp, por u rritën kostot
05/04 19:49
Top Channel/Çmime të kripura në Elbasan, qytetarët prisnin të uleshin pas festave, por u shtrenjtuan
05/04 12:15
Top Channel/ 40% e punëtorëve kanë ikur, BSH: Emigrimi godet ekonominë, rrit presionin në inflacion
04/04 12:12
Top News- Rritet nafta, 224 lekë litri/ Qeveria ul akcizën, por çmimi ende i lartë
03/04 20:07
Top Channel/ Nafta shkon 224 leke, ulet taksa! Akt-normativ për të ulur akcizën
03/04 19:37
Top Channel/ ‘Sektori i naftës nuk është i rregulluar’, Eksperti i Ekonomisë në PD: Asgjë s’ka…
03/04 19:30
Top News- Ekonomia gjermane në ngërç/ Kriza e energjisë, përgjysmohen parashikimet për rritjen
03/04 18:36
Top Channel/ BSH: Lufta rrezikon rritje të inflacionit! E ngjashme me konfliktin në Ukrainë
02/04 20:05
Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10