Top Channel tregoi mbrëmjen e të dielës në emisionin “Exclusive” sa shkon pasuria e parlamentarëve shqiptarë. Referuar të dhënave të “Open Data Albania” që ka publikuar deklarimet e pasurisë së viteve të fundit të 140 deputetëve, rezulton se pasuria e tyre arrin në të paktën 150 milionë Euro.