Si sot një vit më parë, pasuritë marramendëse të gjyqtarëve të shkarkuar në shkallët e vettingut u vënë nën shënjestrën e Prokurorisë së Posaçme. Përvec Bashkim Dedes, Fatos Lulos dhe Shkëlzen Selimit, për të cilët aso kohe ishte marrë vendimi për sekuestrimin e pasurive të tyre; nën procedurën hetimore u vendosën edhe shtatë ish gjyqtarë të tjerë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë.