Edhe pse me ndjenjën e pasigurisë dhe përgjegjësinë e shtuar, sërish mësueset mezi kanë pritur të rikthehen në shkollë. Pranvera Janku, mësuese gjeografie: Neve në kohën e izolimit e ndjemë se sa e vështirë është të mos kesh përpara nxënësin. Kur erdhëm në shkollë që takuam dhe kolegët e kuptuam se sa të rëndësishëm jemi ne për nxënësit e nxënësit për ne. Shumë emocionale.